Pages Literature History

Translate

Sunday, June 9, 2013

Muhamedi, i Derguari i Allahut –salall-llahu alejhi ve sel-lem


Qe ne kohet e vjetra mekasit e paster dhe te devotshem e kishin zakon qe ne muajin Rexhep te shkonin ne shpellen Hira, rreth 3 milje (1 ore) larg Mekes, dhe te meditonin aty. Kur profeti –alejhi selam- ishte rreth moshes 40 vjec filloi te kishte deshire te qendronte vetem, prandaj edhe Ai shkonte shpesh ne shpellen Hira ku meditonte dhe adhuronte Krijuesin e Gjithesise. Gjate qendrimit aty i ndodhte shpesh te degjonte zera qe i peshperisnin duke i thene `Ti je profeti i Allahut...`, por nuk kishte askend perreth. Po ashtu Profeti –alejhi selam- gjate kesaj kohe shihte dhe `endrra besnike`, te cilat quhen dhe si fillimi i vahjit (shpalljes), kjo do te thote qe ato qe shihte ne enderr i ndodhnin me pas fiks ne te njejten menyre. Kjo gjendje vazhdoi perreth gjashte muaj deri sa iu shpall vahji i pare.
Gjate muajit te Ramazanit te vitit 612, duke qendruar ne shpelle si gjithmone degjoi nje ze qe e therriste ne emer, perreth nuk ishte askush po papritmas shpella ishte mbushur me nje drite, Profeti nuk i rezistoi kesaj shfaqjeje dhe i ra te fiket, kur u permend nje ze i thonte:
`Lexo!`
Profeti –alejhi selam- iu pergjigj:
`Une nuk di te lexoj!`
Zeri perseri:
`Lexo!`
Profeti –alejhi selam- :
`Une nuk di te lexoj!`
Zeri ia perseriti per te treten here:
`Lexo!`
Kesaj rradhe Profeti –alejhi selam- i tha:
`Cfare te lexoj?`
Dhe zeri i tha pese ajetet e para te sures (kaptines) El-Alak:
“Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka), e krijoi njeriun nga një droçkë gjaku! Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh, i Cili, me anë të penës ia mësoi, ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte”. (96/1-5)
Profeti –alejhi selam- i perseriti keto fjale pas zerit pastaj doli me nxitim nga shpella i frikesuar. Rruges nje ze i thirri nga qielli:
`O Muhamed! Ti je i Derguari i Allahut dhe une jam Xhibrili!`
Profeti ngriti koken dhe pa Xhibrilin (engjellin e shpalljes). Profeti arriti ne shtepi i trembur dhe i thonte  Hz. Hatixhes –Zoti qofte i kenaqur prej saj- `me mbulo, me mbulo`. Pasi u qetesua pak ia shpjegoi ndodhine Hz. Hatixhes duke i thene qe kishte frike nga vetja. Ajo zonje e nderuar e qetesoi me keto fjale historike:
`-Mos thuaj ashtu! Betohem ne Allahun e Madheruar qe Ai nuk te turperon Ty. Sepse Ti kujdesesh per te afermit. I ndihmo ato qe nuk mund te kryejne punet e tyre, i jep te varferve, i ndihmon te fitojne ato qe skane. E pret mikun. E ndihmon popullin ne lidhje me ceshtjet qe kane te bejne me Allahun...`
Pas kesaj Hatixheja –radijellahu anha- e coi te djali i xhaxhait te saj, Varaka bin Neufel , i cili i kishte lexuar Tevratin dhe Inxhilin (Biblen) si dhe dinte hebraisht dhe fete e vjetra. Ai e kupto menjehere qe Ai ishte Profeti i fundit dhe i tha:
`Gezohu o Muhamed, betohem ne Allahun qe ti pejgamberi i fundit per te cilin na ka lajmeruar Hz. Isai –alejhi selam-. Meleku (engjelli) qe ke pare eshte meleku Xhibril te cilin Allahu ia ka derguar edhe Musait –alejhi selam- me perpara. Sikur te isha i ri dhe te te ndihmoja ne dite kur populli yt do te te nxjerre prej memedheut...nuk ka asnje pejgamber i cili nuk eshte perballur me armiqesine e popullit te tij dhe me dhunen e tij...`  fatkeqesisht Varaka vdiq pas nje kohe te shkurter.
Pas shpalljes se pare pati njefare nderprerje te shpalljes, me pas iu zbriten keto ajete te sures Mudeththir:
 O ti, i mbuluar (o Muhamed)! Çohu dhe lajmëro! Zotin tënd madhëroje,
petkat tuaja pastroji dhe largoju të këqijave (dhe idhujve)! (74/1-5)”
pork y nuk ishte akoma urdheri per ta shpallur fene haptas, prandaj Profeti –alejhi selam- e ndau shpalljen vetem me njerezit e Tij te afert. Profeti –alejhi selam- ka mesuar te marre abdes e te falet nga Xhibrili menjehere pas shpalljes se ajeteve te sures Mudeththir, keshtu qe adhurimi i pare pas besimit ne Allah eshte namazi (falja). Ai e meson dhe Hatixhen –radijallahu anha- dhe fallen se bashku, ne kete menyre Hz. Hatixheja eshte besimtarja e pare ne Islam.
Pas saj e pranon thirrjen djali i xhaxhait te Profetit, Aliu –radijallahu anh- i cili ishte ne moshen 10 vjecare.
 Dhe i treti ishte shoku i ngushte Profetit –alejhi selam- Ebu Bekri –radijellahu anh-. Nder muslimanet e pare permendet: Othman bin Affan, Abdurrahman bin Avf, Sa`d bin Ebu Vakkas, Zubejr bin Avvam, Talha bin Ubejdullah.
Numri i muslimaneve shtohej pak nga pak nepermjet thirrjes se fshehte mirepo kur vjen urdheri per thirrjen haptas, dhe Profeti –alejhi selam- e zbaton urdherin, fillon dhe periudha me e veshtire per muslimanet dhe Profetin. Muhamedul-Emin, Muhamedi i Besuar, filloi te quhej `genjeshtar` menjehere pas thirrjes qe i beri popullit per te besuar Allahun Nje. Populli idhujtar i Mekes, i cili besonte ne me shume se 300 zota, e kishte te pamundur te pranonte faktin qe duhej adhuruar vetem nje zot. Aq me teper qe per shkak te ketyre idhujve, Meka ishte qender peligrinazhi boteror dhe mekasit fitonin shume te ardhura nga pelegrinet. Ne kete menyre ato filluan ti fyenin e ti keqtrajtonin gradualisht muslimanet deri sa arriten ti izolojne fare nga qyteti, duke i rrethuar ne nje zone te vogel jashte qytetit dhe duke mos i lejuar te komunikonin me askend. Gjate pothuajse tre viteve izolim Profeti dhe shoket e tij perjetuan kohe shume shume te veshtira, nganjehere nuk gjenin cfare te hanin pervec rrenjeve te bimeve, dhe uria zgjaste me dite. Kjo gjendje e mjerueshme e muslimaneve do te filloje te preke disa mekas me te meshirshem. Keshtu qe nje grup mekas vendosen qe ta shqyenin marrveshjen e bojkotit te muslimaneve e cila qendronte e varur ne murin e Qabes. Me gjithe kundershtimet e Ebu Xhehlit dhe te tjereve ata nuk ndryshuan mendim. Ne te vertete Profeti –alejhi selam- iu kishte thene qe marrveshjen e kane ngrene krimbat, per kete aresye xhaxhai i Tij, Ebu Talibi, i cili qendronte ulur ne nje qoshe u tha:

`Shkoni e shiheni. Ne qofte se ajo qe ka thene nipi im nuk eshte e vertete atehere jam dakord me cdo gje qe deshironi. Por ne qofte se eshte e vertete duhet ti jepni fund dhunes.` dhe me te vertete kur e morren marreveshjen ne dore vune re qe te gjithe shkrimet ishin ngrene nga krimbat. Ne kete menyre mori fund bojkoti i tmerrshem, pas tre vitesh, ne vitin e 10-te te Mekes. Muslimanet u gezuan pa mase qe shpetuan nga bojkoti por gezimi i tyre nuk zgjati shume per aresye se pase 8 muajsh vdiqen nje pas nje Ebu Talibi, mbrojtesi i Profetit –alejhi selam-, dhe zonja Hatixhe, mbeshtetesja e Profetit- alejhi selam- ne cdo rast.

Saturday, June 8, 2013

Silver Lining Playbook


        Difficult times are like dark clouds that pass overhead and block the sun. When we look more closely at the edges of every cloud we can see the sun shinning like a SILVER LINING.



Silver Lining Playbook (2012)

Regjisor: David O. Rusell
Aktor: Bradley Cooper, Jennifer Lawrence, Robert De Niro, Chris             Tucker, Jacki Weaver






     Mësuesi  zëvendësues  i historisë, Pat Soltano shtrohet në një spital mendor për tetë muaj sepse ka rrahur për vdekje burrin që ka gjetur me gruan e vet. Ai kthehet tek shtëpia e prindërve për të rikuperuar  formën e vet dhe për t’u bashkuar me gruan, Nikkin. Pat ka një urdhër ndalimi dhe nuk mund t’i afrohet Nikkit  më shumë se 500 metra.
     Ndërkohë Pat njihet me Tiffany-n e cila pranon t’ia jap letrat e tij Nikkit nqs ai do të kërcente me të në një konkurs kërcimi. Ajo e ka si një tip terapie kërcimin pasi burri i saj ka pak kohë që ka vdekur në një aksident tragjik. Pat dhe Tiffany ndahen mirë në konkurs dhe Pat i shpreh dashurinë e vet Tiffanisë.

Quotes:

“Excelsior. It means you know what I’m gonna do, I’m gonna take all this negativity and use it as a fuel and I’m gonna find a silver lining...”


“ (Talking about the book of Hemingway)

- And he does, he survives the war after getting blown up. He survives  it and he escapes to Switzerland with Catherine. You think he end it here? No! She dies, dad! I mean, the world’s hard enough as it is, guys. Can’t someone say, hey let’s be positive? Let’s have a good ending to the story?”

"Dear Tiffany,
I know you wrote the letter.
The only way to beat my crazy was by doing something even craizer. Thank you. I love you. I knew it from the moment I saw  you. I’m sorry it took me so long to catchup. I just got stuck." 




Crazy about you