Pages Literature History

Translate

Thursday, May 30, 2013

Muhamedi, i biri i Abdullahut!



Muhamedi -alejhi selam- eshte profeti i fundit i derguar nga Allahu per te udhezuar njerezit mbare. Ne kete shkrim do te mundohemi te permbledhim jeten e Tij, duke e trajtuar ne dy pjese: 1- Muhamedi, i biri i Abdullahut, ku do te trajtojme lindjen e Tij dhe jeten para profetike (571-610 p.e.r). 2- Muhamedi, i Derguari i Allahut, ku do te trajtojme periudhen pas profetike (610-632p.e.r). 
I Derguari i Allahut u lind ne qytetin Mekke, ne Arabine Saudite me 12 RebiulEvvel 571- 20 Prill 571, diten e Hene. Ai lindi nga martesa e Abdullah bin Abdulmutalib me Amine bintu Vehb te cilet i perkisnin te dy fisit te vjeter mekas, Kurejsh. Dihet qe fisi i Profetit -alejhi selam- rrjedh nga Profeti Ibrahim nepermjet djalit te tij Profetit Ismail. 
Nje muaj para lindjes se Profetit (a.s) babai i Tij, Abdullahu vdes ne qytetin Medine ne moshen 25 vjecare, aty dhe varroset. 
Lindja e Tij i gezon pa mase gjyshin e Tij Abdulmutalibin dhe nenen e Tij Aminen. Te dy se bashku vendosin qe emri i Tij te jete Muhammed (i Lavderuar). Amineja u kujdes dhe e ushqeu me qumesht per disa dite. Mirepo arabet ne ato kohe e kishin zakon ti dergonin foshnjat e porsalindura ne periferi te Mekes per aresye se klima aty ishte me e pershtatshme si dhe mesonin gjuhen e paster arabe. Zonja qe u kujdes per Profetin –alejhi selam-, pra nena e Tij e qumeshtit ishte Halimeja. Ajo u perkujdes per te si per femijet e saj dhe e deshi shume. Mirepo edhe Profeti –alejhi selam- e ka dashur dhe respektuar sa ka qene gjalle, gjithmone e therriste `Nene` dhe i shtronte rroben e Tij per toke per tu ulur. Profeti –alejhi selam- ka qendruar prane Halimese deri ne moshen 4 vjecare. Transmetohet qe zonja Halime ka dashur ta mbante me shume Profetin –alejhi selam-, por pas ndodhise se `Hapjes se Gjoksit`  ajo ka vendosur ta ktheje prane nenes se Tij. Ngjarja e `Hapjes se Gjoksit` konsiston ne hapjen e gjoksit te Profetit –alejhi selam- nga ana e melekeve dhe pastrimi nga cdo `papasterti` njehere e pergjithmone. Femijet e zonjes Halime kane qene deshmitare te kesaj njgarjeje prandaj dhe kur ia kane treguar ajo eshte frikesuar dhe e ka khtyer Muhamedin –alejhi selam- prane familjes se Tij.
Nga 4 deri ne 6 vjec qendron prane nenen se Tij, zonjes Amine. Ne moshen 6 vjecare Profeti –alejhi selam- niset me nenen Amine dhe sherbetoren Ummu Ejmen per ne Medine, per te vizituar varrin e babait. Pas rreth nje muaji qendrimi ne Medine ato marrin rrugen e kthimit, mirepo gjate rruges zonja Amine semuret dhe vdes ne vendin e quajtur Ebva, nje fshat i Medines. I lindur jetim nga babai Profeti –alejhi selam- tashme provon dhe dhimbjen e humbjes se nenes. Sherbetorja besnike Ummu Ejmen e kthen ne Medine te gjyshit te Tij, Abdulmutalibi, prane te cilit do te qendroje deri kur ai vdes duke ia besuar nipin e tij te birit Ebu Talibit pra xhaxhait te Profetit –alejhi selam-. Ebu Talibi ishte tregetar dhe megjithese nuk ishte shume i pasur ai respektohej prej te gjitheve per aresye se ishte i zgjuar.Profeti –alejhi selam- qendroi prane Ebu Talibit nga mosha 8 deri ne 25 vjec. Ebu Talibi e donte shume nipin e tij dhe e mbante gjithmone prane.
Ebu Talibi, si gjithe mekasit e tjere, bente tregeti me karvane te cilet shkonin deri ne Sham apo Jemen per te bere tregeti. Njehere kur Profeti –alejhi selam- ishte 12 vjec iu lut shume xhaxhait te tij ta merrte me vet dhe ai nuk ia theu dot zemren dhe e mori. Ky eshte dhe udhetimi me mbreselenes i Profetit –alejhi selam- sepse gjate ketij udhetimi ndodh ngjarja e mirenjohur me priftin Bahira. Ky prift i krishtere nuk interesohej me karvanet qe shkonin e vinin ne qytetin e tij Busra (Shami i Vjeter) por per karvanin ku ndodhej Profeti –alejhi selam- shtroi nje sofer te madhe dhe i mirepriti te gjithe. Kur erdhi dhe Profeti –alejhi selam- pasi i beri atij disa pyetje u bind plotesisht qe ky femije `do te ishte Pejgamberi i fundit`. Keto fjale ia tha dhe Ebu Talibit dhe ai hoqi dore nga shkuarja ne Sham dhe u kthye ne Medine, sepse prifti ia kishte bere te qarte qe te krishteret dhe hebrenjte i dinin shume mire shenjat e Profetit te fundit pasi i kishin ne librat e tyre dhe kjo gje mund te krijonte ndonje situate te rrezikshme per femijen.
Pas kesaj Profeti –alejhi selam- ka marre pjese edhe njehere ne nje karvan tregetar me xhaxhallaret e Tij Abbasin dhe Zubejrin ne Jemen ne moshen 17 vjecare.
Pervec kesaj transmetohet qe Profeti –alejsi selam- nuk ka marre pjese na asnje organizate te mekasve pervec atyre qe kishin qellime shume te larta dhe te pastra. Nje organizate ne te cilen Profeti –alejhi selam- ka marre pjese eshte organizata Hilful Fudul e cila kishte per qellim mbrojtjen e te dobetve, mbrojtjen e jeteve dhe mallrave te tyre.
Gjithashtu duhet te theksojme edhe faktin qe Profeti –alejhi selam- nuk ka marre pjese vecse ne nje lufte, ne luften Fixhar, ku nuk ka demtuar e as bile qelluar kend por vetem ka mbledhur shigjetat e kundershtareve dhe ua ka dhene xhaxhallareve te Tij.
Nderkohe Profeti –alejhi selam- vazhdonte te merrej me tregeti bashke me xhaxhallaret e Tij. Qe femije Ai ishte njohur per ndershmeri e drejtesi. Prandaj dhe mekasit e therrisnin `El-Emin` (I Besuar ne cdo gje). Namin e Tij si `I Besuar` e kishte degjuar dhe nje zonje rreth 39-40 vjecare e quajtur Hatixhe bintu Huvejlid. Zonja Hatixhe ishte nje zonje e veje shume e pasur dhe e bukur. Ajo kishte shume kerkesa per martese nga shume prijes te kurejsheve por nuk pranonte asnjerin. Mirepo ajo do te pranonte te martohej me njeriun i cili e kishte mahnitur me drejtesine, ndershmerine dhe perpjekjet e Tij. Ajo do te martohet me personin te cilit ia kishte besuar tregetine e saj, dhe i cili ia shperbleu me tregeti te ndershme dhe fitime te bollshme. Pra zonja Hatixhe do te martohet me Muhamedin –alejhi selam- nderkohe qe ai ishte 25 vjec dhe ajo 40 vjece. Pas martese ato jetojne ne shtepine e Hatixhese –Zoti qofte e kenaqur prej saj- dhe aty do te ndertojne nje foleze te dashur dhe te lumtur, shembull per gjithe njerezit deri ne Kijamet. Kete foleze te dashur Profeti –aljehi selam- e kujtonte gjithmone me dashuri dhe respekt, dhe per me teper ai nuk u martua me asnje grua tjeter nderkohe qe zonja Hatixhe ishte gjalle, pavaresisht zakonit te martesave te shumefishta te mekasve dhe pavaresisht propozimeve te shumta qe i jane bere. Me zonjen Hatixhe, Profeti –alejhi selam- pati gjashte femije, Kasem, Zejneb, Rukije, Ummu Kulthum, Fatma dhe Abdullah. Arabet e kane zakon ti therrasin prinderit ne baze te femijes se pare keshtu qe  Profeti –alejhi selam- eshte thirrur `Ebu Kasem`-`Babai i Kasemit`. Dy djemte e Profeti –alejhi selam-, Kasemi dhe Abdullahu kane vdekur ne moshe te vogel, foshnjore, ndersa vajzat jane rritur, martuar dhe jane bere me femije, por te gjitha, pervec Fatmes, kane vdekur para Profetit –alejhi selam-.
Perpara se te kalojme te periudha profetike do te japim nje shembull ne lidhje me rendesine qe kishte fjala e Profetit tone ne Mekke para se ai te shpallej profet, gje kjo qe do do te kthehet krejt ne kah te kundert ne kohen pas profetike kur ai do te quhet `genjeshtar`.
Per shkak te shirave te rrembyshme ate vit ne Meke, Kabja ishte demtuar rende prandaj dhe kurejshet kishin vendosur ta rindertonin ate. Te gjithe fiset kishin punuar se bashku dhe ndertimi pothuajse kishte perfunduar, mirepo kur i erdhi rradha vendosjes ne vendin e vet te Gurit te Zi filloi mosmarrveshja. Guri i Zi, eshte nje gur i shenjte i cili thuhet qe ka zbritur ka Xheneti, ai edhe sot e kesaj dite `pershendetet` nga haxhileret ne Meke dhe eshte pikenisja e Tavafit (sjelljes 7 here rreth Kabes se Madherueshme), po keshtu ai ishte i shenjte edhe per mekasit idhujtare te asaj kohe keshtu qe vendosja ne vend e tij ishte nje nder per te gjithe, dhe te gjithe donin qe ta kishin kete nder. Ato u munduan per kater dite te tera te vendosnin se kush e meritonte nderin e venjes ne vend te Gurit te Zi pa arritur asnjekundi, nderkohe ne diten e katert nje prej pleqve te kurejshve iu tha qe te prisnin per njeriun i cili do te hynte i pari nga dera e quajtur Harem dhe ta pyesnin ate per zgjidhjen si dhe te pranonin zgjidhjen e tij. Kurejshet pranuan dhe filluan te prisnin, kur hyri nga dera Harem Profeti –alejhi selam- ato te gjithe u gezuan duke thene: `-El Emin(Besniku), El Emin (Besniku), do ta pranojme gjykimin e tij!...` pasi ia shpjeguan situaten Profeti –alejhi selam- iu propozoi nje zgjidhje te tille; Ai mori nje cope pelhure te madhe dhe e vendosi Gurin e Zi ne te, pastaj ftoi te gjithe te paret e kurejsheve te kapnin nje cope te pelhures dhe te gjithe se bashku e mbarten Gurin deri te vendi i tij, pastaj Profeti –alejhi selam- e vendosi ne vend. Si perfundim te gjithe qene te kenaqur nga ky gjykim dhe ne kete menyre u parandalua nje fatkeqesi e madhe. Ne kohen qe ka ndodhur kjo ngjarje Profeti –aljehi selam- ishte 35 vjec, pas pese vjetesh ne moshen 40 vjecare Atij do ti shpallet profetesia si dhe do te filloje shpallja e Kuranit te Madherishem.


Rexhep Qosja - Vdekja më vjen prej syve të tillë

Rexhep Qosja 
Ka lindur më 1936  Vuthaj te Kelmendit, Malit i Zi. Shkollën fillore e përfundoi në fshatin e lindjes, tetëvjeçaren e mbaroi në Guci.
Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, Beograd ku në vitin 1971 mori titullin "Doktor i shkencave filologjike" me temën "Asdreni-jeta dhe veprat". Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981.
Që në fillimet e veta, duke folur për rolin e kritikës dhe modernitetit, Rexhep Qosja pohoi se "realizmi socialist nuk është as realizëm, sepse është romantizëm". Duke mbrojtur dhe ushtruar një kritikë të tillë dhe duke hequr dorë nga glorifikimi i një orientimi të vetëm u siguroi studimeve të veta dimensione të reja që i përkasin të gjitha kohërave.



Vdekja me vjen prej syve të tillë- subjekti
- Në këtë prozë janë përfshirë trembëdhjetë tregime.
- Autori rrëfen jetën e banorëve të Vajazanit, në veçanti për Xhezairin Gjikën, rrëfimi mbi të është realizuar prej tre kënde të ndryshme këndvështrimi.
- Xhezairi duke veçuar disa nga çastet kyçe të jetës së vet, hedh dritë të fuqishme mbi esencën e raporteve  ndërnjerëzore dhe ambientit.
- Rrëfimi bëhet në dy linja: Në përjetimet e drejtpërdrejta të tij dhe nga frymëzimi që merr nga soditjet që I bën ambientit dhe njerëzve.
- Rexhep Qosja përshkruan me mjeshtëri anët negative të njeriut dhe është i shqetësuar për këtë çështje.
Pjesë nga libri
“E arti, siç e dini, mysafirë të nderuar, duhet të jetë i bukur për syrin, kuptimplotë për mendjen dhe, posaçërisht frymëzues, për trupin.”

“Pse është  kaq i ligë njeriu? Pse i merret mendja dhe i terren sytë porsa ta qëllojë e keqja? Pse njeriu i shkretë e ka zemrën aq të ngushtë dhe për të keqen më të vogël i fajëson të tjerët? A thua është e thënë të kërkojmë gjithmonë shkaqet e fatkeqësive tona te të tjerët dhe të mos i shohim tek vetja?”

“A mund të jetojmë  e të jemi të pastër si loti, të pafajshëm si fëmija? A mund të këqyrim pa bërë mëkat? A mund të flasim pa bërë mëkat? A mund të flemë pa bërë mëkat? A mund të marrim frymë pa bërë mëkat kur vdesin të mirët dhe rrojnë të këqijtë. Ç’ është njeriu që të mos kërkojë ndjesë!”

“Me vuajtje ndoshta i lajmë mëkatet.”

“Shqiptari kurrë nuk e ka pasur adet të lypë e, tani, më së shumti shqiptarët i shtrijnë duart.”

“- Mos je edhe ti i sëmurë?
- Jo, Astrit. Isha i sëmurë dhe u shërova; e shërova vetveten; u shërova kur në Unin e vogël gjeta Unin e madh  - dhe kur prej Unit të vogël  e përjashtova Shejtanin.”

Opinion
Gjuha e bukur e përdorur nga Rexhep Qosja dhe përshkrimi rrjedhës të bën për vete dhe të mbush me dashuri për letërsinë.
Libri në përgjithësi ka një ngjyrim gri por fakti që në fund të rrëfimit pas vdekjes, Xhezairi merr meritat që i takojnë; duke i bërë një përmendore dhe duke e futur në listën e shkrimtarëve më të mirë, na bën që të jemi optimistë për të ardhmen.


Monday, May 27, 2013

Petro Marko- Qyteti i fundit


Petro Marko

Petro Marko ka lindur më 25 nëntor 1913 në Dhërmi të Himarës.
Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë (të cilën e kreu në vitin 1932) filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra.
Deri në vitin 1936, ai punoi në Tiranë si gazetar dhe po atë vit, në moshën 23- vjeçare, u nis vullnetar në luftën e Spanjës, si luftëtar në brigadat internacionale.
Faqet më të fuqishme të prozës së Petro Markos, reflektojnë triumfin e dashurisë dhe të humanizmit njerëzor.
Nuk ka shembull tjetër në letërsinë shqiptare, ku të jetë gërshetuar dhe njehsuar aq shumë mes vetes njeriu dhe krijuesi- Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar.
Presidenti i Shqipërsisë, Alfred Moisiu, në vitin 2003, e dekoroi Petro Markun me urdhrin: “Nderi i Kombit.”
Veprat e tij kryesore janë:  “Hasta la vista” (1958); “Qyteti i fundit” (1960); “Një emër në katër rrugë”; “Nata e Ustikës” (1989); “Shpella e piratëve” etj.




QYTETI I FUNDIT
Në këtë roman bëhet fjalë për fundin e ushtrisë pushtuese italiane në Shqipëri. Pas kapitullimit të fashizmit, në portin e Durrësit tubohen ushtarët e mbetur nga lufta dhe presin anijet nga Italia për t'u kthyer në vendin e tyre. Pikërisht gjatë ditëve të pritjes në këtë qytet të improvizuar buzë detit, shkrimtari Petro Marko do të zbulojë histori, drama, karaktere, psikologji të nxjerra nga njerëzit e qytetit të fundit. Përveç kësaj autori do të sjellë edhe rrëfimin për dashurinë e oficerit të ri shqiptar Lekës dhe prostitutës së bukur italiane Ana Maria Monte, viktimë po ashtu e luftës dhe e fashizmit.

Pikat e subjektit:
- Në një qytet të vogël, të improvizuar; qëndronin italianët e fundit që kishin mbetur në Shqipëri pas mbarimit të luftës fashiste.
- Italianët janë të ndarë në dy grupe përsa i përket opinionit për shqiptarët. Njëri grup  i donte shqiptarët, sepse kishin njohur përveç anës luftarake edhe anën njerëzore të tyre. Grupi i dytë i urrente shqiptarët dhe i kishte frikë ato.
- Ana Maria Monti është detyruar të bëjë prostitutën por ajo gjithmonë paraqitet si një vajzë me ndjenja e cila e kupton që jeta e saj është shkatërruar.
- Lekë Gurra është një gjeneral shqiptar që shikon anën e mirë të Ana Marisë.
- Në shtatë ditët që italianët presin me padurim të vijën vaporët (aleatët nuk nguten shumë për të dërguar vaporët) tregojnë historitë e tyre të dhimbshme.
- Ana Maria nuk mund ta durojë jetën e saj dhe hidhet në det.

Pjesë të shkëputura nga libri:

“ Sa i qetë është babai”- mendonte. “Ai e ka mirë! Ha, pi, fli!.. Dhe ç’bëhet rrotull tij as që do t’ia dijë! Pse s’i ngjava?- mendonte Ana Maria, që çukiste si zogjtë e pafuqishëm copën e bukës. Dukej e lodhur, e kapitur. Sa e kishin munduar gjithë ato mendime, që pothuajse tërë natën i lëvrinin në kokë’- Ç’jetë kam bërë edhe unë! Jam njëzet e dy vjeçe dhe më duket vetja si plakë!”

...atje ku flet zemra, s’ka fshehtësi, s’ka ndyrësi dhe frikë...

Ja ç’njerëz (shqiptarët)! Ç’njerëz që si t’i quaj, si t’i krahasoj: të ashpër si fytyra e tyre, si malet e tyre, për ato që urrejnë! Të dashur si fjala e tyre, si dora e tyre, të ëmbël si buka e misrit të tyre, për ata që i duan...

Po sikur të mbyteshin të gjithë njerëzit që kanë halle... atëherë  pothuajse asnjë nuk do të bënte hije mbi këtë tokë...







Saturday, May 25, 2013

Te mencurit jane plote me dyshime, ndersa budallenjte plot siguri!

smile!

No matter how hard things get, just keep smiling. It confuses people!

Thursday, May 9, 2013

Monolog_ Ismail Kadare



Ne naten plot acar nje zjarr desha te ndez
Por, nata ish e ftohte, ah, ç’tmerr i zi qe ish
Ndaj qe te mbahej gjalle ky zjarr n’ate rrebesh
Diçka perhere kerkonte, kerkonte vazhdimisht.

Ndaj si shtegtari murg, qe shkarpat mbledh net err
Une hidhja n’ ate zjarr gjymtyret pa pushim
Po ishin pak ato, ndaj fill pas tyre rresht
Mbi te nisa te hedh copera te shpirtit tim.

Se s’behej ndryshe, dot, se s’behej ndryshe, eh
Se duhej qe dikush ta mbante ate flake
Ne flakezen-delir qe veç vajesosja sjell
Te frikshme pamje ndritnin e dridheshin perqark.

I shihnit valle ato, dallonit valle diçka
Ndersa rreth meje nata me terr e ujq u mbush
Se donin qe te gjithe ta fiknin ate zjarr
Dikush me ligesi e me padije dikush.

Te tjere maje kodrash ku dielli kishte rene
Te tyret zjarre ndrisnin dhe qeshnin qe pertej
Se s’donin te kuptonin se c’behej ketu brenda
Se ç’fli kerkon nje flakez qe lindet ne nje terr.

I lodhur nganjehere kam thene: shuhu pra
Ne qoftese nuk te duan, te bjere nate e pafund
Te verbtit syte tuaj keshtu ndoshta do t’ jene
Ne terrin absolute pa shqetesim kurrkund.


Po prap diçka me shtynte te ngrihem si somnambul
Si murgu shkreptimtar qe shkarpat verbtaz mbledh
Dhe siper zjarrit prap’ te hedh gjymtyret akull
Dhe coprat nje nga nje te shpirtit tim te hedh.

Sunday, May 5, 2013

Si chaque homme pouvait lire dans les coeurs de tous les autres, il y aurait plus de gens qui voudraient descendre que de ceux qui voudraient monter. J.J. Rousseau- Les Confessions 1