Thursday, May 9, 2013
Monolog_ Ismail Kadare
Ne naten plot acar nje zjarr desha te ndez
Por, nata ish e ftohte, ah, ç’tmerr i zi qe ish
Ndaj qe te mbahej gjalle ky zjarr n’ate rrebesh
Diçka perhere kerkonte, kerkonte vazhdimisht.
Ndaj si shtegtari murg, qe shkarpat mbledh net err
Une hidhja n’ ate zjarr gjymtyret pa pushim
Po ishin pak ato, ndaj fill pas tyre rresht
Mbi te nisa te hedh copera te shpirtit tim.
Se s’behej ndryshe, dot, se s’behej ndryshe, eh
Se duhej qe dikush ta mbante ate flake
Ne flakezen-delir qe veç vajesosja sjell
Te frikshme pamje ndritnin e dridheshin perqark.
I shihnit valle ato, dallonit valle diçka
Ndersa rreth meje nata me terr e ujq u mbush
Se donin qe te gjithe ta fiknin ate zjarr
Dikush me ligesi e me padije dikush.
Te tjere maje kodrash ku dielli kishte rene
Te tyret zjarre ndrisnin dhe qeshnin qe pertej
Se s’donin te kuptonin se c’behej ketu brenda
Se ç’fli kerkon nje flakez qe lindet ne nje terr.
I lodhur nganjehere kam thene: shuhu pra
Ne qoftese nuk te duan, te bjere nate e pafund
Te verbtit syte tuaj keshtu ndoshta do t’ jene
Ne terrin absolute pa shqetesim kurrkund.
Po prap diçka me shtynte te ngrihem si somnambul
Si murgu shkreptimtar qe shkarpat verbtaz mbledh
Dhe siper zjarrit prap’ te hedh gjymtyret akull
Dhe coprat nje nga nje te shpirtit tim te hedh.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment