Petro Marko
Petro Marko ka lindur më 25 nëntor 1913 në Dhërmi të Himarës.
Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë (të cilën
e kreu në vitin 1932) filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra.
Deri në vitin 1936, ai punoi në Tiranë si gazetar dhe po
atë vit, në moshën 23- vjeçare, u nis vullnetar në luftën e Spanjës, si luftëtar
në brigadat internacionale.
Faqet më të fuqishme të prozës së Petro Markos,
reflektojnë triumfin e dashurisë dhe të humanizmit njerëzor.
Nuk ka shembull tjetër në letërsinë shqiptare, ku të jetë
gërshetuar dhe njehsuar aq shumë mes vetes njeriu dhe krijuesi- Petro Marko
njeri dhe Petro Marko shkrimtar.
Presidenti i Shqipërsisë, Alfred Moisiu, në vitin 2003, e
dekoroi Petro Markun me urdhrin: “Nderi i Kombit.”
Veprat e tij kryesore janë: “Hasta la vista” (1958); “Qyteti i fundit” (1960);
“Një emër në katër rrugë”; “Nata e Ustikës” (1989); “Shpella e piratëve” etj.
QYTETI I FUNDIT
Në
këtë roman bëhet fjalë për fundin e ushtrisë pushtuese italiane në Shqipëri.
Pas kapitullimit të fashizmit, në portin e Durrësit tubohen ushtarët e mbetur
nga lufta dhe presin anijet nga Italia për t'u kthyer në vendin e tyre.
Pikërisht gjatë ditëve të pritjes në këtë qytet të improvizuar buzë detit,
shkrimtari Petro Marko do të zbulojë histori, drama, karaktere, psikologji të
nxjerra nga njerëzit e qytetit të fundit. Përveç kësaj autori do të sjellë edhe
rrëfimin për dashurinë e oficerit të ri shqiptar Lekës dhe prostitutës së bukur
italiane Ana Maria Monte, viktimë po ashtu e luftës dhe e fashizmit.
Pikat e subjektit:
- Në një qytet të vogël, të improvizuar; qëndronin italianët
e fundit që kishin mbetur në Shqipëri pas mbarimit të luftës fashiste.
- Italianët janë të ndarë në dy grupe përsa i përket opinionit
për shqiptarët. Njëri grup i donte shqiptarët,
sepse kishin njohur përveç anës luftarake edhe anën njerëzore të tyre. Grupi i
dytë i urrente shqiptarët dhe i kishte frikë ato.
- Ana Maria Monti është detyruar të bëjë prostitutën por
ajo gjithmonë paraqitet si një vajzë me ndjenja e cila e kupton që jeta e saj është
shkatërruar.
- Lekë Gurra është një gjeneral shqiptar që shikon anën e
mirë të Ana Marisë.
- Në shtatë ditët që italianët presin me padurim të vijën
vaporët (aleatët nuk nguten shumë për të dërguar vaporët) tregojnë historitë e
tyre të dhimbshme.
- Ana Maria nuk mund ta durojë jetën e saj dhe hidhet në
det.
Pjesë të shkëputura nga libri:
“ Sa i qetë është babai”- mendonte. “Ai e ka mirë! Ha, pi,
fli!.. Dhe ç’bëhet rrotull tij as që do t’ia dijë! Pse s’i ngjava?- mendonte
Ana Maria, që çukiste si zogjtë e pafuqishëm copën e bukës. Dukej e lodhur, e
kapitur. Sa e kishin munduar gjithë ato mendime, që pothuajse tërë natën i lëvrinin në kokë’- Ç’jetë kam bërë edhe unë! Jam njëzet e dy vjeçe dhe më duket vetja si
plakë!”
...atje ku flet zemra, s’ka fshehtësi, s’ka ndyrësi dhe
frikë...
Ja ç’njerëz (shqiptarët)! Ç’njerëz që si t’i quaj, si t’i
krahasoj: të ashpër si fytyra e tyre, si malet e tyre, për ato që urrejnë! Të
dashur si fjala e tyre, si dora e tyre, të ëmbël si buka e misrit të tyre, për
ata që i duan...
Po sikur të mbyteshin të gjithë njerëzit që kanë halle...
atëherë pothuajse asnjë nuk do të bënte
hije mbi këtë tokë...
No comments:
Post a Comment