Pages Literature History

Translate

Thursday, May 30, 2013

Rexhep Qosja - Vdekja më vjen prej syve të tillë

Rexhep Qosja 
Ka lindur më 1936  Vuthaj te Kelmendit, Malit i Zi. Shkollën fillore e përfundoi në fshatin e lindjes, tetëvjeçaren e mbaroi në Guci.
Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, Beograd ku në vitin 1971 mori titullin "Doktor i shkencave filologjike" me temën "Asdreni-jeta dhe veprat". Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981.
Që në fillimet e veta, duke folur për rolin e kritikës dhe modernitetit, Rexhep Qosja pohoi se "realizmi socialist nuk është as realizëm, sepse është romantizëm". Duke mbrojtur dhe ushtruar një kritikë të tillë dhe duke hequr dorë nga glorifikimi i një orientimi të vetëm u siguroi studimeve të veta dimensione të reja që i përkasin të gjitha kohërave.



Vdekja me vjen prej syve të tillë- subjekti
- Në këtë prozë janë përfshirë trembëdhjetë tregime.
- Autori rrëfen jetën e banorëve të Vajazanit, në veçanti për Xhezairin Gjikën, rrëfimi mbi të është realizuar prej tre kënde të ndryshme këndvështrimi.
- Xhezairi duke veçuar disa nga çastet kyçe të jetës së vet, hedh dritë të fuqishme mbi esencën e raporteve  ndërnjerëzore dhe ambientit.
- Rrëfimi bëhet në dy linja: Në përjetimet e drejtpërdrejta të tij dhe nga frymëzimi që merr nga soditjet që I bën ambientit dhe njerëzve.
- Rexhep Qosja përshkruan me mjeshtëri anët negative të njeriut dhe është i shqetësuar për këtë çështje.
Pjesë nga libri
“E arti, siç e dini, mysafirë të nderuar, duhet të jetë i bukur për syrin, kuptimplotë për mendjen dhe, posaçërisht frymëzues, për trupin.”

“Pse është  kaq i ligë njeriu? Pse i merret mendja dhe i terren sytë porsa ta qëllojë e keqja? Pse njeriu i shkretë e ka zemrën aq të ngushtë dhe për të keqen më të vogël i fajëson të tjerët? A thua është e thënë të kërkojmë gjithmonë shkaqet e fatkeqësive tona te të tjerët dhe të mos i shohim tek vetja?”

“A mund të jetojmë  e të jemi të pastër si loti, të pafajshëm si fëmija? A mund të këqyrim pa bërë mëkat? A mund të flasim pa bërë mëkat? A mund të flemë pa bërë mëkat? A mund të marrim frymë pa bërë mëkat kur vdesin të mirët dhe rrojnë të këqijtë. Ç’ është njeriu që të mos kërkojë ndjesë!”

“Me vuajtje ndoshta i lajmë mëkatet.”

“Shqiptari kurrë nuk e ka pasur adet të lypë e, tani, më së shumti shqiptarët i shtrijnë duart.”

“- Mos je edhe ti i sëmurë?
- Jo, Astrit. Isha i sëmurë dhe u shërova; e shërova vetveten; u shërova kur në Unin e vogël gjeta Unin e madh  - dhe kur prej Unit të vogël  e përjashtova Shejtanin.”

Opinion
Gjuha e bukur e përdorur nga Rexhep Qosja dhe përshkrimi rrjedhës të bën për vete dhe të mbush me dashuri për letërsinë.
Libri në përgjithësi ka një ngjyrim gri por fakti që në fund të rrëfimit pas vdekjes, Xhezairi merr meritat që i takojnë; duke i bërë një përmendore dhe duke e futur në listën e shkrimtarëve më të mirë, na bën që të jemi optimistë për të ardhmen.


No comments:

Post a Comment