Qe ne kohet e vjetra
mekasit e paster dhe te devotshem e kishin zakon qe ne muajin Rexhep te shkonin
ne shpellen Hira, rreth 3 milje (1 ore) larg Mekes, dhe te meditonin aty. Kur profeti
–alejhi selam- ishte rreth moshes 40 vjec filloi te kishte deshire te qendronte
vetem, prandaj edhe Ai shkonte shpesh ne shpellen Hira ku meditonte dhe adhuronte
Krijuesin e Gjithesise. Gjate qendrimit aty i ndodhte shpesh te degjonte zera
qe i peshperisnin duke i thene `Ti je profeti i Allahut...`, por nuk kishte
askend perreth. Po ashtu Profeti –alejhi selam- gjate kesaj kohe shihte dhe `endrra
besnike`, te cilat quhen dhe si fillimi i vahjit (shpalljes), kjo do te thote
qe ato qe shihte ne enderr i ndodhnin me pas fiks ne te njejten menyre. Kjo gjendje
vazhdoi perreth gjashte muaj deri sa iu shpall vahji i pare.
Gjate muajit te
Ramazanit te vitit 612, duke qendruar ne shpelle si gjithmone degjoi nje ze qe
e therriste ne emer, perreth nuk ishte askush po papritmas shpella ishte
mbushur me nje drite, Profeti nuk i rezistoi kesaj shfaqjeje dhe i ra te fiket,
kur u permend nje ze i thonte:
`Lexo!`
Profeti –alejhi selam-
iu pergjigj:
`Une nuk di te
lexoj!`
Zeri perseri:
`Lexo!`
Profeti –alejhi selam-
:
`Une nuk di te
lexoj!`
Zeri ia perseriti per
te treten here:
`Lexo!`
Kesaj rradhe Profeti –alejhi
selam- i tha:
`Cfare te lexoj?`
Dhe zeri i tha pese
ajetet e para te sures (kaptines) El-Alak:
“Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka),
e krijoi njeriun nga një droçkë gjaku! Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh, i
Cili, me anë të penës ia mësoi, ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte”.
(96/1-5)
Profeti –alejhi selam-
i perseriti keto fjale pas zerit pastaj doli me nxitim nga shpella i frikesuar.
Rruges nje ze i thirri nga qielli:
`O Muhamed! Ti je i
Derguari i Allahut dhe une jam Xhibrili!`
Profeti ngriti koken
dhe pa Xhibrilin (engjellin e shpalljes). Profeti arriti ne shtepi i trembur
dhe i thonte Hz. Hatixhes –Zoti qofte i
kenaqur prej saj- `me mbulo, me mbulo`. Pasi u qetesua pak ia shpjegoi ndodhine
Hz. Hatixhes duke i thene qe kishte frike nga vetja. Ajo zonje e nderuar e
qetesoi me keto fjale historike:
`-Mos thuaj ashtu! Betohem
ne Allahun e Madheruar qe Ai nuk te turperon Ty. Sepse Ti kujdesesh per te
afermit. I ndihmo ato qe nuk mund te kryejne punet e tyre, i jep te varferve, i
ndihmon te fitojne ato qe skane. E pret mikun. E ndihmon popullin ne lidhje me
ceshtjet qe kane te bejne me Allahun...`
Pas kesaj Hatixheja –radijellahu
anha- e coi te djali i xhaxhait te saj, Varaka bin Neufel , i cili i kishte
lexuar Tevratin dhe Inxhilin (Biblen) si dhe dinte hebraisht dhe fete e vjetra.
Ai e kupto menjehere qe Ai ishte Profeti i fundit dhe i tha:
`Gezohu o Muhamed,
betohem ne Allahun qe ti pejgamberi i fundit per te cilin na ka lajmeruar Hz. Isai
–alejhi selam-. Meleku (engjelli) qe ke pare eshte meleku Xhibril te cilin
Allahu ia ka derguar edhe Musait –alejhi selam- me perpara. Sikur te isha i ri
dhe te te ndihmoja ne dite kur populli yt do te te nxjerre prej memedheut...nuk
ka asnje pejgamber i cili nuk eshte perballur me armiqesine e popullit te tij
dhe me dhunen e tij...` fatkeqesisht
Varaka vdiq pas nje kohe te shkurter.
Pas shpalljes se pare
pati njefare nderprerje te shpalljes, me pas iu zbriten keto ajete te sures Mudeththir:
“O ti, i mbuluar (o Muhamed)! Çohu dhe
lajmëro! Zotin tënd madhëroje,
petkat tuaja pastroji dhe largoju të këqijave (dhe idhujve)! (74/1-5)”
pork y nuk ishte
akoma urdheri per ta shpallur fene haptas, prandaj Profeti –alejhi selam- e
ndau shpalljen vetem me njerezit e Tij te afert. Profeti –alejhi selam- ka
mesuar te marre abdes e te falet nga Xhibrili menjehere pas shpalljes se
ajeteve te sures Mudeththir, keshtu qe adhurimi i pare pas besimit ne Allah
eshte namazi (falja). Ai e meson dhe Hatixhen –radijallahu anha- dhe fallen se
bashku, ne kete menyre Hz. Hatixheja eshte besimtarja e pare ne Islam.
Pas saj e pranon
thirrjen djali i xhaxhait te Profetit, Aliu –radijallahu
anh- i cili ishte ne moshen 10 vjecare.
Dhe i treti ishte shoku i ngushte
Profetit –alejhi selam- Ebu Bekri –radijellahu
anh-. Nder muslimanet e pare permendet: Othman bin Affan, Abdurrahman bin Avf,
Sa`d bin Ebu Vakkas, Zubejr bin Avvam, Talha bin Ubejdullah.
Numri i muslimaneve shtohej pak nga pak nepermjet
thirrjes se fshehte mirepo kur vjen urdheri per thirrjen haptas, dhe Profeti –alejhi
selam- e zbaton urdherin, fillon dhe periudha me e veshtire per muslimanet dhe
Profetin. Muhamedul-Emin, Muhamedi i Besuar, filloi te quhej `genjeshtar`
menjehere pas thirrjes qe i beri popullit per te besuar Allahun Nje. Populli idhujtar
i Mekes, i cili besonte ne me shume se 300 zota, e kishte te pamundur te
pranonte faktin qe duhej adhuruar vetem nje zot. Aq me teper qe per shkak te
ketyre idhujve, Meka ishte qender peligrinazhi boteror dhe mekasit fitonin
shume te ardhura nga pelegrinet. Ne kete menyre ato filluan ti fyenin e ti
keqtrajtonin gradualisht muslimanet deri sa arriten ti izolojne fare nga qyteti,
duke i rrethuar ne nje zone te vogel jashte qytetit dhe duke mos i lejuar te
komunikonin me askend. Gjate pothuajse tre viteve izolim Profeti dhe shoket e
tij perjetuan kohe shume shume te veshtira, nganjehere nuk gjenin cfare te
hanin pervec rrenjeve te bimeve, dhe uria zgjaste me dite. Kjo gjendje e
mjerueshme e muslimaneve do te filloje te preke disa mekas me te meshirshem. Keshtu
qe nje grup mekas vendosen qe ta shqyenin marrveshjen e bojkotit te muslimaneve
e cila qendronte e varur ne murin e Qabes. Me gjithe kundershtimet e Ebu Xhehlit
dhe te tjereve ata nuk ndryshuan mendim. Ne te vertete Profeti –alejhi selam-
iu kishte thene qe marrveshjen e kane ngrene krimbat, per kete aresye xhaxhai i
Tij, Ebu Talibi, i cili qendronte ulur ne nje qoshe u tha:
`Shkoni e shiheni. Ne qofte se ajo qe ka thene nipi im
nuk eshte e vertete atehere jam dakord me cdo gje qe deshironi. Por ne qofte se
eshte e vertete duhet ti jepni fund dhunes.` dhe me te vertete kur e morren
marreveshjen ne dore vune re qe te gjithe shkrimet ishin ngrene nga krimbat. Ne
kete menyre mori fund bojkoti i tmerrshem, pas tre vitesh, ne vitin e 10-te te
Mekes. Muslimanet u gezuan pa mase qe shpetuan nga bojkoti por gezimi i tyre
nuk zgjati shume per aresye se pase 8 muajsh vdiqen nje pas nje Ebu Talibi,
mbrojtesi i Profetit –alejhi selam-, dhe zonja Hatixhe, mbeshtetesja e
Profetit- alejhi selam- ne cdo rast.